Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia zbulon parcela me drogë në malet e Krujës dhe në Lezhë, asgjësohen me djegie mbi 1 mijë rrënjë kanabis

Shkruar nga Newsbomb
Policia zbulon parcela me drogë në malet e Krujës dhe në

Parcela të tjera me drogë janë zbuluar nga Policia në Krujë dhe në Lezhë, gjatë orëve të fundit, me mbi 1 mijë rrënjë kanabisi që janë zbuluar dhe më pas asgjësuar me anë të djegies.

Forcat policore të pajisura me dronë për kontrolle nga ajri si dhe kontrolle në terren, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimë narkotike, kanë vijuar kontrollet intensive në të gjithë territorin.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë fazës së njëmbëdhjetë të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatrat Brret dhe Picrrage, Krujë, u konstatuan 16 ambiente të hapura ku u gjetën të kultivuar gjithsej 494 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Ndërkohë, në territorin e fshatit Kaluer, Lezhë, u gjetën të kultivuara në tokë të ndara në parcela 300 bimë narkotike cannabis sativa, si edhe në fshatin Gërnac, Kurbin, u gjetën të kultivuara në tokë në zonë të pyllëzuar, 300 bimë të tjera narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë në të gjithë territorin e rrethit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll