Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia zbulon parcela me drogë në 4 fshatra në Lezhë e Kurbin, 5 mijë bimë kanabisi

Shkruar nga Newsbomb
Policia zbulon parcela me drogë në 4 fshatra në Lezhë e

Disa parcela me drogë janë zbuluar nga Policia nga kontrolli në katër fshatra të Lezhës dhe Kurbinit. Më shumë se 5 mijë rrënjë kanabisi dhe mbi 1,200 gropa të hapura për mbjelljen e fidanëve të tjerë janë konstatuar nga efektivët.

Nga këto kontrolle u finalizua faza e 20-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, janë gjetur të kultivuara në zona të pyllëzuara, në 4 fshatra të rretheve Lezhë e Kurbin, në koordinata të ndryshme, në total 5490 bimë narkotike cannabis sativa. Konkretisht, në rrethin Lezhë:

  • - në fshatin Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 1507 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
  • - në fshatin Ungrej, njësia administrative Ungrej, në koordinata të ndryshme, u gjetën të kultivuara  1225 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa si dhe 1200 gropa të hapura gati për kultivim;
  • - në fshatin Fregen, njësia administrative Ungrej, në koordinata të ndryshme, u gjetën të kultivuara 2600 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;

Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet policore edhe në territorin e rrethit Kurbin, në fshatin Vinjoll, njësia administrative Milot, u gjetën të kultivuara 158 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese