Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
24 %
4.6kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Policia zbulon dy “shtëpitë e barit” në Shkodër: Sekuestrohet drogë, impiante ngrohje dhe arrestohen 6 persona (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e Policië së Shkodrës, pas zbulimit të dy “shtëpive të barit”. Janë sekuestruar 100 kilogramë kanabis, llamba elektrike, ngrohësa, impiante kondicionerësh për pastrim ajri, termometra për matjen e temperaturës, 81 stabilizatorë elektrik, 187 kova plastike me pjesë bimësh narkotike cannabis sativa.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga ana e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet e Paligjshme, se një shtetas, në fshatin Mnelë të Bushatit, kultivonte bimë narkotike me anë të llambave, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bushati”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: Gjergj Vasija 33 vjeç, Kristjan Vasija 21 vjeç, Kristjan Nikolli 22 vjeç, Prendë Vasija 56 vjeçe, të katërt banues në fshatin Mnelë.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë edhe 2 punonjës të OSHEE-së, shtetasi Ardjan Kovaçi 36 vjeç (përgjegjës i zonës) dhe Andi Kapcari 25 vjeç (lexues i matësit elektrik), banues në Bushat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.

Gjatë operacionit u zbuluan dy magazina që shtetasi Gjergj Vasija i kishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike në kushte laboratorike me anë të llambave, si dhe një magazinë ku prodhoheshin vazo plastike, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore.

Nga kontrolli i magazinave dhe banesave u sekuestruan 100 kilogramë cannabis sativa, 0.5 litra vaj hashashi, një armë zarri pistoletë me municion luftarak, baza elektrike (llamba, stabilizatorë elektrikë që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike) dhe 187 kova plastike që shërbejnë për kultivim të bimëve narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit pa licencë”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Më shumë


spot_img









spot_img