Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 3 parcela me rreth 3.073 rrënjë bimë narkotike “Cannabis sattiva”, të mbjella në fshatin Trevllazër në Vlorë.
Prej të cilave 2.073 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi nga 20 cm deri në 40 cm dhe 1.000 rrënjë të tjera ishin të mbjella në kubikë me lartësi deri në 5 cm.
Bimët narkotike ishin të mbjella dhe të ndara në 3 parcela, të shtrira mbi një sipërfaqe toke pa pronarë, për të cilat Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.