Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia zbarkon te 9-katëshet, dy tifozë dërgohen me urgjencë te Trauma

Shkruar nga Newsbomb

Pas ardhjes së tifozëve holandezë dhe italianë në Tiranë, shënohet incidenti i parë.

Burime bëjnë më dije se pak më parë ka patur një përplasje mes tifozëve holandezë dhe disa shqiptarëve, pranë 9-katësheve në kryeqytet.

Dy tifozë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë te spitali i Traumës.

Mësohet se njëri prej të plagosurve është shqiptar dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë.  

Burime nga vendngjarja raportojnë se tifozët holandezë kanë qenë në gjendje të dehur, teksa janë konfliktuar me shqiptarët, ku siç shihet në foton e mëposhtme ka njolla gjaku në tokë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu