Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Policia zbardh vrasjen në Patos, arrestohet vëllai dhe nipi i viktimës: Goditën me sende te forta nënën e autorit para ngjarjes (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Patos, ku u qëllua me thikë Përparim Seati, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.

Arrestohet vëllai dhe nipi i viktimës pasi kanë dhunuar nënën e autorit Alionid Saliu 31 vjeç, para se ai të qëllonte Përparim Seatin.

Në pranga kanë rënë A. S., 59 vjeç, banues në Kasnicë, Patos (vëllai i shtetasit P. S) dhe G. S., 28 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.

Arrestimi i tyre u bë si autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Plagosje e rëndë me dashje” dhe ’”Dhunimi i banesës” të kryera në bashkëpunim, pasi bashkëpunim me njëri tjetrin, pak para ngjarjes kanë shkuar në banesën e shtetases K. S, 61 vjeçe (nëna e autorit të arrestuar) dhe e kanë goditur me sende te forta në trup, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Detaje nga policia: Dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë të Patosit.

Në vijim të veprimeve proceduriale hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë, Patos, ku u arrestua shtetasi A. S.,31 vjeç, për veprën penale ‘’Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, pasi ka plagosur me thikë shteasin P. S., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë më pas në spital, nga specialitët e për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në koordinim dhe me Prokuorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. S., 59 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.(vëllai i shtetasit P. S)

G. S., 28 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.

Arrestimi i tyre u bë si autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Plagosje e rëndë me dashje” dhe ’”Dhunimi i banesës” të kryera në bashkëpunim, pasi bashkëpunim me njëri tjetrin, pak para ngjarjes kanë shkuar në banesën e shtetases K. S, 61 vjeçe (nëna e autorit të arrestuar) dhe e kanë goditur me sende te forta në trup, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/tragjike-u-qellua-me-thike-vdes-46-vjecari-nga-patosi-214217

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img