Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Policia zbardh plagosjen te “ORANGE”: Dy vëllezër nga Tepelena dhe shoku i tyre, qëlluan Spiro Iljadhin e një turist nga Tirana, po i kërkojmë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona janë shpallur në kërkim për të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku mbeti i plagosur pronari i Club “ORANGE” Spiro Iljadhi dhe një turist nga Tirana, me shtetësi shqiptaro-amerikane, i identifikuar si Marin Jano.

Të dyshuar janë dy vëllezër nga Tepelena dhe një shok i tyre: Andrea Caushi 35 vjeç dhe Visi Caushi 33 vjeç (vëllezër) dhe Redjan Hadëri.

Referuar njoftimit të Policisë, këta shtetas rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1 në Sarandë, në afërsi të një lokali, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Spiro Iljadhi, 35 vjeç, banues në Sarandë dhe një kalimtar të rastit shtetasin M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe: Breshëria e plumbave drejt pronarit të Club “ORANGE”, Policia e Sarandës “mbyll sytë” për jetën e natës pas orës policore

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit Spiro Iljadhi. Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e tyre, vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen te ORANGE:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mengjesin e sotëm, kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, shtetasit:

A. C., 35 vjeç V. C., 33 vjeç (vëllezër) dhe R. H., 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë.

Këta shtetas, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, Sarandë, në afërsi të një lokali, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe një kalimtar të rastit shtetasin M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit S. I. Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e tyre, vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img