Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Policia zbardh plagosjen në Qafë Kashar: Konflikti agravoi deri në përdorimin e armës së zjarrit, shpallen në kërkim 3 persona

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka njoftuar se ka zbardhur ngajrjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Qafë Kashar, ku disa persona u konfliktuan me njëri tjetrin, teksa situata agravoi deri në përdorimin e armës.

Për pasojë ngeli i plagosur 21 vjeçari R.S, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se është bërë i mundur identifikimi dhe janë shpallur në kërkim 3 persona: Luan LAme, Blerim Allmeta dhe Adriatik Cena.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur, me datë 17.09.2021, në Qafë Kashar.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 17.09.2021, rreth orës 00:05, në Qafë Kashar, bazuar në provat e grumbulluara, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

L. L., 23 vjeç, B. A., 27 vjeç dhe A. C., 26 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se si pasojë e konfliktit, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej shtetasve të lartpërmendur është plagosur me armë zjarri shtetasi R. S., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img