Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia zbardh plagosjen në Kurbin: 41 vjeçari qëlloi me pistoletë fqinjin për lopën (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Policia zbardh plagosjen në Kurbin: 41 vjeçari qëlloi me

Rasim Tafa ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkure pasi është plagosur me armë zjarri nga fqinji i tij. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar Met Lika, i cili ka nxjerr armën dhe ka qëlluar bashkëfshatarin pas një konflikti për motive të dobëta.

Mësohet se të dy banorët e Gjormit janë konfliktuar fillimisht verbalisht e fizikisht për një lopë, derisa 41 vjeç Met Lika ka nxjerr armën dhe ka qëlluar drejt fqinjit të tij, Rasim Tafa. 53 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

"Në fshatin Gjormë, Kurbin, rreth orës 20:15,  shtetasi M. L., 41  vjeç, banues po në këtë fshat, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, me bashkëfshatarin e tij, shtetasin R. T. 53 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri 53-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi M. L.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj", njofton Policia e Lezhës.

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, raportohet për një të plagosur

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese