Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Policia zbardh plagosjen në Durrës, arreston Arbër Tivarin dhe shpall në kërkim autorin: Pas sherrit, qëlluan të dy me armë (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Arbër Tivari, 25 vjeç, mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Në kërkim, Policia ka shpallur autorin, Ardit Buçpapa.

Blutë e Durrësit zbardhin ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4 dhe arrestojnë në flagrancë Arbër Tivarin, i cili ndodhet në spital duke marrë mjekim pasi është plagosur në krah.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr. 4, Durrës, pas një konflikti fizik të çastit dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, shtetasi A. B. ka plagosur me armë zjarri në krah, shtetasin A. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 4, Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua në flagrancë (në ambientet e spitalit), shtetasi A. T., 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr. 4, Durrës, pas një konflikti fizik të çastit dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, shtetasi A. B. ka plagosur me armë zjarri në krah, shtetasin A. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 armë të ftohtë (thikë), një kapuç në ngjyrë të zezë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasit A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit A. B., si dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve në banesë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në ngarkim të shtetasit A. T.

163919733 3017988141820870 9062888702975392858 o 1 1

Më shumë

spot_img
spot_img