Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
2.1kmh
75 %
Sht
22 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Policia zbardh ngjarjen në autostradë: 21 vjeçari tentoi të vriste Martin Prengën! Vëllai e ndihmoi të fshihej, janë ndaluar të dy

spot_img

Lajme të ngjashëm

Florjan Gjoka, 21 vjeç, është arrestuar nga Policia e Lezhës për plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Rrëshen-Kukës, pranë Fanit. Po ashtu, është proceduar penalisht dhe vëllai i tij, A.Gjoka pasi e ka ndihmuar t’i fshihej Policisë.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale hetimore, duke administruar çdo provë në vendin e ngjarjes dhe pamje filmike, si dhe duke shoqëruar e pyetur disa shtetas, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, Shërbimet e Policisë Lezhë kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

albsig

Shtetasi Florjan Gjoka ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Martin Prenga, i cili si pasojë ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur nga autori.

Njoftimi i plotë i Policisë së Lezhës, për zbardhjen e ngjarjes së mbrëmshme, 1 korrik

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, falë veprimeve të shpejta e profesionale hetimore, duke administruar çdo provë në vendin e ngjarjes dhe pamje filmike, si dhe duke shoqëruar e pyetur disa shtetas, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fan, Mirditë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi M. P., 51 vjeç, banues në Mirditë.

Në përfundim të veprimeve procedurale është arrestuar shtetasi F. Gj., 21 vjeç, banues në Mirditë, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi A. Gj., 21 vjeç, banues në Mirditë. 

Në autostradën Rrëshen-Kukës, në Fan, Mirditë, shtetasi F. Gj. ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin M. P., i cili si pasojë ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, shtetasi A. Gj. e ka ndihmuar vëllanë e tij, shtetasin F. Gj. që të largohet nga vendi i ngjarjes dhe të fshihet. Vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë në këtë konflikt, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur nga autori.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit F. Gj., dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit A. Gj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img