Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia zbardh motivet dhe autorësinë e vrasjes në Sarandë (Dinamika)

Shkruar nga Newsbomb

Policia zbulon autorësinë e vrasjes së ndodhur në fshatin Shkallë të Sarandës në datën 13 shkurt 2016 dhe arrestoi Ajet Rexhepin, 48 vjeç, banues në fshatin Shkallë, Sarandë, si të dyshuar për krimin. Specialistët e Krimeve të Rënda në Vlorë dhe Sarandë, pas një pune hetimore intensive  zbuluan mekananizmin e ngjarjes.  Sipas të gjitha dyshimeve, rezulton e provuar se vrasja ka ndodhur me armë zjarri nga pakujdesia.

Në datë 13.02.2016, sipas policisë, rreth orës 00:20 minuta, një person i paidentifikuar ka hyrë në  lokalin e shtetasit A. P. në dalje të fshatit Shkallë, ka vjedhur një sasi në vlerë monetare prej 5.000 lekësh dhe u largua pa lënë gjurmë.

Bashkëshortja e pronarit të lokalit (që jetojnë ngjitur me biznesin) dëgjoi zhurmën gjatë largimit të autorit të vjedhjes.

Në këto kushte shtetasi A. P. njoftoi disa bashkëfshatarë dhe kërkoi ndihmë për të kapur autorin e vjedhjes.

Thirrjes i janë përgjigjur disa nga fqinjët. Rreth orës 01:05 u dëgjua një e shtënë me armë zjarri, pra rreth 35 minuta pas momentit të largimit të autorit të vjedhjes nga lokali.

Nga të gjitha faktet dhe provat shkencore të grumbulluara nga grupi hetimor, rezulton se shtetasi Ajet Rexhepi, (i lënë nga Gjykata me masën e sigurisë “Burg pa afat) dyshohet si autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit Pajtim Shehu, 44 vjeç.

Vrasja ka ndodhur nga pakujdesia, në kushtet e errësirës dhe të motit të keq. Policia  bën me dije se vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të elementëve plotësues për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu