Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
31 %
7.7kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Policia zbardh ekzekutimin e Tauland Gjikajt në Vlorë, arrestohet biznesmeni me dy emra dhe shpallet në kërkim një tjetër, del FOTO e kallashit në makinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

899023ed56ef62e71aabbdc995036408

Policia ka dhënë njoftim zyrtar për ekzekutimin e 31-vjeçarit Tauland Gjikaj në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë, në lagjen “Bashkimi”.

Në pranga ka rënë 44-vjeçari Hans (Andi) Jonizaj, banues në Vlorë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Ford”, me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe një armë zjarri kallashnikov.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion shtesë

Policia e Vlorës kap dhe arreston në kohë rekord një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 31-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe forcat e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe reagimit të menjëhershëm u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasi:

H. J., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Ford”, me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe një armë zjarri kallashnikov.

Ky shtetas, sot, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit T. GJ., 31 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.

ARMA.png

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img