Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia zbardh aksidentin në Lezhë: 25 vjeçari përplasi disa herë me makinë ish-kunatin, shkak divorci me motrën

Shkruar nga Newsbomb
Policia zbardh aksidentin në Lezhë: 25 vjeçari përplasi

Një ngjarje që u raportua fillimisht si aksident është zbardhur nga Policia e Lezhës. Mësohet se në kërkim është shpallur një 25 vjeçar, i cili dje teksa drejtonte automjetin ka përplasur disa herë një motor që drejtohej nga ish-kunati i tij.

Specialistët e Rrugores dhe ata të Krimeve ndaj Personit kanë kryer hetime të thelluara për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje të ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës”, dhe kanë bërë shpalljen në kërkim të 25 vjeçarit.

Referuar njoftimit zyrtar, shtetasi Antonio Uldedaj, 25 vjeç, banues në Lezhë, rezulton se ka përplasur qëllimisht disa herë me automjet, motorin me drejtues ish-bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin Marsido Pati, 32 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Lezhës:

Paraditen e djeshme, Policia është njoftuar se kishte ndodhur një aksident rrugor në aksin “Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës”, ku një automjet kishte përplasur një motomjet dhe drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i aksidentit.

Specialistët e Policisë Rrugore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kryer hetime të thelluara për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje që u raportua fillimisht si aksident.

Nga hetimet e deritanishme u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. U., 25 vjeç, banues në Lezhë, pasi rezultoi se ka përplasur qëllimisht, disa herë, me automjet, motomjetin me drejtues ish-bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin M. P., 32 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast. Vijon puna intensive për kapjen e 25-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese