Policia vret një person në Prizren, dyshohet se do kryente një vrasje dhe qëlloi në drejtim të tyre

Publikuar tek: rajon, më 20:44 22-09-2020 Policia vret një person në Prizren, dyshohet se do kryente një vrasje dhe qëlloi në drejtim të tyre Foto ilustruese

Policia e Kosovës mbrëmjen e sotme ka qëlluar mbi një person duke e lënë atë të vdekur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.

Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, dyshohet se ka tentuar të vrasë një person dhe se gjithashtu ka qëlluar drejt policisë. Si pasojë e konfrontimit me autoritetet, policia e ka qëlluar dhe e ka vrarë.

Mediat fqinje thonë se personi i dyshuar ka qëlluar në drejtim të oficerëve të policisë dhe ata për t'u vetëmbrojtur janë kundërpërgjigjur.

Pas të shtënave, viktimës në fillim i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar me urgjencë në spital, por ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i policisë së Kosovës

Policia e Kosovës, njësiti policor i Drejtorisë Rajonale në Prizren derisa ishte në realizim të detyrave policore, sot në orët e mbrëmjes në lagjen e trimave në Prizren ka hasur në personin e dyshuar (B.Sh. me pseudonimin “qorri”), i cili ishte në kërkim me urdhërarrest për vepër penale ” Tentim Vrasje”.

Personi i dyshuar në momentin kur ka vërejtur njësitin policor, ka filluar të shtiej me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor, të cilët në vetëmbrojtje janë detyruar t’i kundërpërgjigjen personit të dyshuar me armë zjarri, të cilët janë mbështetur edhe nga njësitet speciale të PK-së

Nga shkëmbimi i armëve të zjarrit është plagosur personi i dyshuar, të cilit i është ofruar ndihma mjekësore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën spitalore.

Nga mjekët kompetent është konfirmuar se personi i dyshuar nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, pavarësisht se në ç’farë situte mund të ndodhet, me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe parandalimit të krimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Situata alarmante në Greqi, 8 viktima nga Covid dhe qindra raste të reja gjatë 24 orëve të fundit (SHIFRAT)
Dyshohet se plagosi vëllain e tij, ky është personi që u vra sot nga policia në Prizren, praktikues i fesë Islame   »
Article Logic
Execution time: 0.013545036315918
array(1) { ["section"]=> string(105) "policia-vret-nje-person-ne-prizren-dyshohet-se-do-kryente-nje-vrasje-dhe-qelloi-ne-drejtim-te-tyre-221295" }