Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia vendos 800 gjoba për mosrespektimin e këmbësorëve te vijat e bardha

Shkruar nga Newsbomb
Policia vendos 800 gjoba për mosrespektimin e këmbësorëve te

Policia Rrugore e kryeqytetit gjatë kësaj jave ka vendosur mbi 800 gjoba për drejtuesit e mjeteve të cilët nuk kanë respektuar vijat e bardha të këmbësorëve.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se me masë administrative janë ndëshuar 798 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Ndërkohë, 656 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit, janë hequr 13 palë targa të çregjistruara.

Gjithashtu janë pezulluar 123 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara. 

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore e Tiranës ka organizuar shërbimet, duke u përqendruar në evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë. 

Në këtë kuadër, gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar 895 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

Janë ndëshkuar me masë administrative 798 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

656 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normën e lejuar, janë ndëshkuar 145 drejtues mjetesh, pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit. 

Janë pezulluar 123 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara. 

Janë vendosur 179 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë hequr 13 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës.  

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll