Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Policia u shkon papritur në banesa dhe u gjen 11 kg drogë, shpallen në kërkim dy vlonjatët

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka shpallur në kërkim A. C., 27 vjeç dhe H. C., 57, banues në fshatin Hadëraj të Vlorës, pais në banesat e tyre ka gjetur 11 kilogram kanabis.

MËsohet se efektivët kanë shkuar për kontroll pasi kanë marrë informacione se në shtëpitë e këtyre dy personave gjendje lëndë narkotike, ndërkohë që po punohet për kapjen e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra, se dy shtetas posedonin në banesë lëndë narkotike, kanë organizuar punën, duke ushtruar kontroll në banesat e dy shtetasve A. C, dhe H. C., në fshatin Hadëraj, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e dy shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 11 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. C., 27 vjeç dhe H. C., 57 vjeç, dhe vijon puna intesive për kapjen e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img