Policia e Kosovës ka gjetur gjatë këtë të enjte armatim pranë një flamuri serb në Banjskë.
Sipas policisë, gjatë patrullimit të datës 4 janar, ka gjetur "ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm”.
Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person, teksa hetimet intensive vijojnë.
Kujtojmë se sulmi terrorist i 24 Shtatorit u përshkrua si një nga incidentet më të rënda ndër vite në Kosovë dhe ndodhi pas disa muajsh tensione të larta midis Kosovës dhe Serbisë.
Atë ditë, grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke vrarë oficerin e policissë Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.
Një muaj pas, Kurti tha se sulmin “e kreu Klani i Novi Sadit, i udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç”.