Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Policia tha se qëlluan në ajër, dy të arrestuarit në Lezhë janë kushërinj, shkrehën 28 plumba mbi një makinë në lëvizje (EMRAT – DETAJE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3bb8d3c22a4a54d09ad32855954ed2bc

Redion Hysa dhe Sokol Hysa, janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga Policia e Lezhës pasi kanë qëlluar mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në fshatin Gajush. Dy të arrestuarit janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Fillimisht Policia ka njoftuar se kishte bërë arrestimin e dy të rinjve pasi kishte marrë informacione se ata po qëllonin me armë zjarri në ajër. Por burime për mediat, bëjnë me dije se dy kushërinjtë, 19 dhe 28 vjeç, kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një mjeti në ecje.

Në vendngjarje janë gjetur 28 gëzhoja plumbash, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale në mjetin që u qëllua me breshëri.

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. H. dhe ambientit përreth saj, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar në ajër, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në një depozitë uji në banesën e tij.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së shtetasit S. H., ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, njoftoi Policia paraditen e sotme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img