Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Policia tentoi ta shoqërojë, flet Nikoll Lesi: Erdhën mbi 6 policë, donin t’më merrnin me forcë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë ditës së sotme policia ka tentuar të shoqërojë në komisariat Nikoll Lesin, botuesin e njohur të gazetës “Koha Jonë”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lesi, i cili ka treguar për mediat se ngjarja ka ndodhur pak minuta para nisjes së protestës, gjatë kohës që gazetari po shkonte në redaksinë e gazetës.

Botuesi deklaroi se policia e kishte kthyer mbrapsht te sheshi “Wilson”, por forcat “Shqiponja” e kishin ndaluar edhe në anën tjetër të rrugës.

Lesi shprehet se vetëm pasi kontaktoi me drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun, forcat e policisë e lanë të lirë.

“Po shkoja nga sheshi “Wilson” për te redaksia e gazetës “Koha Jonë” për të ndjekur zhvillimin e protestës. Me dolën para, sapo më njohën, disa motora policie dhe me thanë se nuk lejohet të kalosh. I pyeta se pse dhe me thanë se “rruga bllokohet”. Ndonëse makinat e tjera i lejuan të kalonin, përsëri zbatova urdhërin e tyre. Kalova nga ana tjetër, pas stadiumit “Dinamo”, sepse me duhej të isha në punë në gazetë. Kur u afrova nga ana tjetër, nga ana e Lanës, prapë me dolën policë dhe motora të “Shqiponja”. Më bllokuan rrugën dhe me dolën para makinës. U kërkova arsyen duke iu shpjeguar se jam gazetar dhe drejtor gazete e më duhet të shkojë në gazetë, ku rrugica ishte 14 metra më tej se sa më ndaluan. Nuk hanin pykë. Atëherë ngrita zërin. Në moment erdhën mbi 6 policë dhe tentuan të me merrnin me forcë nga makina për në polici. Ndërkohë mora drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Ardi Veliu. Më pas forcat e shumta të policisë ikën. Më lejoni të them se kjo sjellje nuk është aspak korrekte dhe ligjore. Merret me mend se ç’u punojnë njerëzve të thjeshtë! Nuk është puna për mua pasi jam mësuar në 28 vite si gazetar të përplasem me pushtetet, por më duhet të shtoj se nuk duhet në këtë mënyrë, pasi janë sjellje brutale dhe jo ligjore. Nuk mund të them se i urdhëroi njeri nga lart për mua, pasi nuk kam fakte, porse fryma e pushtetit dhe sidomos e kryeministrit ndaj njerëzve të medias sjell këtë mënyrë reagimi, aq me tepër kur marrin vesh apo ndjekin gazetarët që kritikojnë kryeministrin”, tha Lesi për “Koha Jonë”.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img