Policia ka dalë me njoftim zyrtar mbi plagosjen me armë zjarri të policit dhe kunatit të tij në fshatin Grudë e Re, Shkodër.
Sipas njoftimit të policisë rreth orës 19:30 në afërsi të fshatit grudë e Re është qëlluar me armë zjarri me armë zjarri shtetasi Gjon Nika, rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gjergj Ndërshtiqa, 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë.
Në foto: Gjergj Ndërshtiqa, 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë
Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Autorët e plagosjes nuk janë identifikuar ende, ndërsa gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorë. Në vendngjarje janë gjetur dhe dy armë zjarri.
Drejt fshatit ku ndodhi ngjarja janë nisur me urgjencë Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Automjeti tip “Renault” i djegur
Policia:
Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Lexo edhe: Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, dy të plagosur, njëri prej tyre polic