Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia sqaron ngjarjen në Lezhë: Pronari nuk u përball me grabitësit

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Lezhës sqaron ngjarjen e shënuar në fshatin Malecaj, ku në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne disa persona tentuan të grabisin banesën e familjes Buja.

Policia njofton se Nikoll Buja 79 vjeç, banues në Torovicë, ka njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, kishin hyrë në banesën e tij në Torovicë për të vjedhur.

Autorët e dyshuar, sapo kanë konstatuar pronarin e banesës, janë larguar menjëherë nga banesa, pa marrë asnjë send a vlerë monetare. Policia madje hedh poshtë lajmin se ka pasur një përballje mes autorëve dhe pronarit të shtëpisë dhe se ai është dhunuar.

79-vjeçari, pas largimit të autorëve nga banesa e tij, ka qëlluar me armë gjahu çifte në ajër për të njoftuar komshinjtë. Sakaq policia ka shoqëruar në lidhje me tentativën për të vjedhur banesën.

Njoftimi i plotë:

Lezhë /Policia shoqëron 8 persona në lidhje me tentativën për të vjedhur në banesën e një 79-vjeçari në Torovicë.

Shtetasi N.B, 79 vjeç, banues në Torovicë, ka njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, kishin hyrë në banesën e tij në Torovicë për të vjedhur.

Autorët e dyshuar, sapo kanë konstatuar pronarin e banesës shtetasin N. B., janë larguar menjëherë nga banesa, pa marrë asnjë send a vlerë monetare dhe nuk kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 79-vjeçarit.

79-vjeçari, pas largimit të autorëve nga banesa e tij, ka qëlluar me armë gjahu çifte në ajër për të njoftuar komshinjtë.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore dhe procedurale, duke administruar çdo provë e dëshmi si dhe janë shoqëruar 8 persona deri më tani, me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese