Policia e Gjirokastrës ka dalë me një njoftim ku sqaron se plagosja me thikë e 15-vjeçarit pranë një shkolle 9-vjeçare në Gjirokastër u bë nga një bashkëmoshatar i tij.
Ngjarja ka ndodhur orës 08:05 në lagjen "18 shtatori", gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Ndryshe nga sa u raportua në media më herët,policia qaron se nuk ka qenë një nxënëse 13-vjeçare ajo që e ka goditur me thikë 15-vjeçarin.
Dëshmi nga vendngjarja tregojnë se në konflikt janë përfshirë shumë nxënës të shkollës shkollës 9-vjeçare “KOTO HOXHI”.
Pamje nga vendi ku ndodhi konflikti mes adoleshentëve
Policia Gjirokastër:
Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen "18 shtatori", gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.