Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Policia sqaron aksidentin te “Myslym Keta”: Nuk e përplasëm ne çiklistin, por një shofer që hapi derën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka sqaruar aksidentin e ndodhur sot pasdite te “Myslym Keta” në kryeqytet, pas njoftimit të parë që dhanë, ku u tha se një 55-vjeçar u përplas nga një makinë policie e cila drejtohej nga efektivi P.N.

Me anë të një njoftimi shtesë, policia sqaron se shtetasi A.G., nuk u godit nga makina e policisë, por u përplas pasi një shofer XH.K., 36 vjeç hapi derën e makinës.

Në njoftimin zyrtar thuhet se nuk ka pasur asnjë kontakt mes çiklistit dhe makinës së policisë. Këta të fundit bënë shoqërimin e drejtuesit të mjetit që hapi derën, ndërsa i dëmtuari u dërgua në spital.

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Myslym Keta” ju bëjmë me dije se:

Nga hetimet paraprake dhe kqyrja e pamjeve filmike rezulton se mjeti i ndaluar me drejtues Xh. K., 36 vjeç, duke hapur derën e mjetit të tij ka goditur me derë biçiklistin shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sqarojmë se mjeti i policisë nuk ka patur kontakt me të aksidentuarin. Drejtuesi i mjetit shtetasi Xh. K., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike që tregojnë dinamikën e aksidentit. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i parë i policisë

Tiranë

Në rrugën “Myslym Keta” mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë

spot_img
spot_img