Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia spanjolle zbulon “shtëpinë e barit”, 25-vjeçari tenton të arratiset nga çatia, por bie e humb jetën, në pranga dhe 7 shqiptarë të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Policia spanjolle zbulon “shtëpinë e barit”,

Policia spanjolle ka zhvilluar një aksion ditën e sotme, ku është zbuluar një shtëpi bari.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë 7 shqiptarë, ndërsa një 25-vjeçar ka humbur jetën teksa ka tentuar tu shpëtojë prangave.

Mësohet se kur shqiptari ka parë policinë që ka hyrë në ndërtesë ka hypur në çati dhe ka tentuar të arratiset, por ka rënë dhe ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të mëngjesit të kësaj të shtune. Gjithë grupi shkruajnë mediat e huaja ishin shqiptarë.

Pas kontrolleve agjentët zbuluan se pjesa e brendshme e ndërtesës ishte një fermë industriale droge me një plantacion të madh marihuane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese