Policia Skoceze publikon FOTON dhe EMRIN: 31 vjeçari shqiptar i zhdukur prej 4 korrikut, na ndihmoni ta gjejmë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:00 10-07-2020 Policia Skoceze publikon FOTON dhe EMRIN: 31 vjeçari shqiptar i zhdukur prej 4 korrikut, na ndihmoni ta gjejmë (DETAJE) 31 vjeçari shqiptar Iren Muça

Policia skeceze ka publikuar foton e të riut shqiptar Iren Muça, i cili rezulton i zhdukur prej datës 4 korrik 2020.

Mediat skoceze dhe britanike i kanë dhënë zë njoftimit të Policisë e cila apelon këdo që ka informacion për 31 vjeçarin shqiptar të telefonojë në mënyrë që ai të gjendet. Iren Muça shkruan “The Herald” ka humbur gjurmët të shtunën e kaluar në qytetin e Paisley, raporton newsbomb.al.

Zyra e “The Herald” në Glasgow thotë se 31 vjeçari flet pak anglisht dhe për hërë të fundit është parë të shtunën e kaluar më 4 korrik në rrugën “Christie Street” të qytetit Paisley, në orën 02.30. Ditën që ka humbur ka qenë i veshur sportiv, me bluzë të kuqe dhe tuta të zeza, raporton newsbomb.al.

Rreshter i stacionit të Policisë në Paisley Megan Bryson është shprehur "Iren është i ri nëPaisley dhe nuk e njeh aspak zonën. Me sa jemi në dijeni, ai nuk ka qenë në kontakt me askënd në vend që kur u pa për herë të fundit.

Ne besojmë se ai ka një sasi të vogël parash me vete dhe një telefon celular.

Oficerët aktualisht po kontrollojnë kamerat në zonë për ta gjurmuar atë dhe po punojnë me ofruesit e transportit lokal , si dhe kolegët në BTP në përpjekje për ta gjurmuar atë. Kushdo që e di se ku është Iren ose që ka ndonjë informacion që do të ndihmojë oficerët në gjetjen e tij, mund të telefonojë Zyrën e Policisë Paisley me 101. Ju lutemi citoni numrin e referencës 1030 të 7 korrikut kur telefononi.

Ne gjithashtu do t'i kërkojmë Iren të kontaktojë, në mënyrë që të sigurohemi se ai është në rregull.” /NEWSBOMB.AL

Iren_Muca_.jpg.gallery.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011956930160522
array(1) { ["section"]=> string(122) "policia-skoceze-publikon-foton-dhe-emrin-31-vjecari-shqiptar-i-zhdukur-prej-4-korrikut-na-ndihmoni-ta-gjejme-detaje-213411" }