Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia shqiptare tregon si ndodhi sulmi ndaj tre të rinjve: U goditën befasisht

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë në Malin e Zi, ku tre shtetas shqiptarë u dhunuan barbarisht nga një grup personash.

Përmes një njoftimi zyrtar policia shqiptare ka sqaruar duke bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në vendin e quajtur “Zelenika” në afërsi të qytetit Herceg Novi. Shtetasit Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci teksa ishin duke qarkulluar me një automjet me targa gjermane, befas janë sulmuar pa asnjë shkak nga një grup prej 6 ose 7 personash.

Këta persona fillimisht goditën automjetin e të rinjve shqiptarë dhe më pas i sulmuan këta të fundit fizikisht duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit. Meaj, Dervishi dhe Kopaci u paraqitën në Policinë lokale në Herceg Novi, ku fillimisht u trajtuan nga ana e mjekut ligjor, mirëpo nuk pranuan që të bëjnë kallëzim.

I riu i dhunuar I riu i dhunuar

LEXO EDHE: U rrahën se folën shqip, serbët “lajnë” në gjak tre të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi

Kallëzimi i tre të rinjve u bë pas interesimit të menjëhrshëm të ministrit Taulant Balla si dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut si dhe Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Drejtorit të Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Në dispozicion të së rinjve Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi ka caktuar avokat, shtetasve shqiptarë.

Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me homologët malazezë, për veprimet që po kryhen për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

LEXO EDHE: 8 persona me uniformë ushtarake dhunojnë shqiptarët në Malin e Zi

I riu i dhunuar I riu i dhunuar

LEXO EDHE: Dhunimi i tre të rinjve, reagon ministri malazez: Ngjarja po hetohet,djemtë janë mirë

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, ku janë dhunuar tre shtetas shqiptarë, nga disa shtetas të panjohur, sqarojmë se:

Sapo kanë marrë dijeni për këtë ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Policinë e Shtetit, kanë komunikuar menjëherë me homologët në Malin e Zi, për t’u njohur me rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për t’iu ofruar ndihmë shtetasve shqiptarë.   

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komunikuar me ministra të qeverisë së Malit të Zi, për të marrë masa që autorët e kësaj ngjarjeje të kapen dhe të vihen përpara drejtësisë.     

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Shtetasit shqiptarë K. M., A. D. dhe D. K. kanë qenë duke lëvizur  me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.   

Të tre shtetasit shqiptarë janë  paraqitur në Policinë lokale, në Herceg Novi, ku fillimisht janë  trajtuar nga ana e mjekut ligjor, i cili ka konstatuar dëmtime të shkaktuara nga goditjet fizike.  

Nga ana e Policisë malazeze iu është kërkuar shtetasve shqiptarë që të bënin kallëzim për ngjarjen, por fillimisht ata nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim.

Pas interesimit të Ministrit të Brendshëm dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, të tre shtetasit kanë pranuar të bëjnë kallëzim vetëm në prezencë të avokatit. 

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi iu ka vënë në dispozicion avokat, shtetasve shqiptarë.   

Homologët malazezë i kanë siguruar drejtuesit e Policisë së Shtetit, se të tre shtetasve shqiptarë iu është ofruar ndihma dhe asistenca e nevojshme dhe se Policia po kryen hetime intensive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, për të cilën, deri tani, janë shoqëruar disa shtetas. 

Tre shtetasve shqiptarë, pasi të bëjnë kallëzim, do t’iu vihen në dispozicion fotografi të autorëve të dyshuar, me qëllim identifikimin e tyre dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. 

Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me homologët malazezë, për veprimet që po kryhen për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese