Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia shpëton dy turistë francezë në Përmet, u bllokuan në Kanionin e Langaricës pas rritje së nivelit të ujit

Shkruar nga Newsbomb
Policia shpëton dy turistë francezë në Përmet, u

Dy turistë të moshuar francezë janë shpëtuar falë bashkëpunimit të policisë së Përmetit dhe një subjekti që merret me eksplorimin e zonës. Turistët u bllokuan në kanionin e Langaricës për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

Forca të policisë dhe disa eksplorues vendas arritën tië lokalizojnë si dhe bënë të mundur shoqërimin e tyre.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Punonjësit e Policisë, të përkushtuar dhe të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për t’u ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve.

Më datë 11.08.2022, rreth orës 16:15, në sallën operative Përmet ka ardhur një telefonatë se dy turistë francezë, duke eksploruar me këmbë zonën e quajtur "Kanioni i Langaricës", në Përmet, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e subjektit privat "Vjosa Explorer", kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në Kanionin e Langaricës.

Gjatë kërkimit për 2 turistët francezë, i është dhënë ndihmë dhe një shtetasi të moshuar, i cili gjithashtu kishte mbetur i bllokuar në këtë zonë.

Punonjësit e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e "Vjosa Explorer", i kanë nxjerrë 2 turistët dhe shtetasin e moshuar nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar dhe më pas u është ofruar kontrolli mjekësor. Aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

DVP Gjirokastër falënderon subjektin privat "Vjosa Explorer", për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar për ndërhyrjen në zonën ku kishin mbetur të bllokuar turistët e huaj, si dhe fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu