Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Policia “shpartallon” avionin privat të biznesmenit, i gjen armë dhe drogë, arrestohet 64-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Policia “shpartallon” avionin privat të biznesmenit, i gjen

Një 64-vjeçar është arrestuar në aeroportin e Trapanit  në Siçili. Shtetasi amerikan, i indetifikuar si Patrick Joseph Horan u ndalua nga policia dhe pas një kontrolli rutinë të bërë atij iu gjetën në bordin e avionit 1 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe armë të ndryshme, si pushkë, pistoletë dhe harqe me shigjeta.

Sipas informacioneve të policisë dy pistoletat, pushka dhe municionet ishin vendosur në një kuti, ndërsa droga ishte mbyllur në qese plastike.

Horan deri më tani nuk ka dhënë asnjë shpjegim për armët dhe drogën, teksa ka deklaruar se është kthyer në Itali sepse do të kryejë një operacion në Palermo, por sipas hetimeve paraprake e ka bërë disa herë këtë udhëtim.

Nga informacionet paraprake ai është aksioner në një kompani bujqësore në Sicili dhe tani po mbahet në burgun Pietro Cerulli në Trapani ndërsa policia vijon hetimet.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll