Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia shpall në kërkim Stinen pasi plagosi Flori Mumajesin, ku ndodhi sherri sipas zyrtarëve

Shkruar nga Newsbomb

Menjëherë pasi këngëtari Ernest Duka, i njohur si Stine goditi Flori Mumajesin duke e gjakosur, policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 34 vjeçarin. Stine pasi ka dalë nga Pallati i Kongreseve është konfliktuar me Florin dhe e ka goditur me shishe në kokë.

Sipas zyrtarëve të policisë , po punohet për kapjen e shtetasit Ernest Duka, 34 vjeç, banues në Tiranë sepse në rrugën “Papa Gjon Pali 2”, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin Floria Mumajesi, 33 vjeç, banues në Tiranë”.

Stine do të gjykohet në bazë të nenit 89 të Kodit Penal për  “plagosje e lehtë me dashje”.

Shkaku i sulmit nga ana e Stines dyshohet të jetë vlerësimi i pikëve në Këngën Magjike që i dha fitoren Aurela Gaçes. Stine vlerësoi me pikët maksimale Florin por ky i fundit nuk ia ktheu njësoj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu