Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Policia shoqëron 20 persona për vrasjen e Mond Çekiçit në Durrës, fqinja flet e tmerruar: Mbi të u zbrazën dy karikatorë pa pushim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

982d0db11d170d6460f049f3622540f7

20 persona janë shoqëruar në policinë e Durrësit, në lidhje me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm, ku u ekzekutua Edmond Koçi, ose siç njihej ndryshe Mond Çekiçi, anëtar i bandës së Durrësit.

Bëhet me dije se personat e shoqëruar po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Në lidhje me ekzekutimin e Edmond Çekiçit ka folur edhe një nga fqinjët e tij. Ajo shprehet se në fillim dëgjuan krisma kallashnikovi dhe pas pak filluan prap pa pushim. Sipas saj autorët zbrazën dy karikatorë mbi të.

“Ka dy fëmijë, këtu ka një shtesë këtu herë jetontë, e herë jo nuk e ka përfunduar se ka pula e rosa andej nga mbrapa. krismat i dëgjuam. Dëgjuam dy herë kallashnikov, pastaj filloi prap punë minutash, 2 karikator pa pushim, pastaj nuk dimë gjë”, tregon fqinja.

Kujtojmë që Edmond Koçit ditën e sotme iu bë atentat nga disa persona ende të paidentifikuar. Shoferi i tij ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe u ka treguar efektivëve të Policisë gjithë dinamikën e saj. Atentatorët i kanë prerë rrugën Koçit dhe shoferit të tij. Kur Mond Çekiçi ka dalë nga makina për të sqaruar ngjarjen, ai është ekzekutuar.

Në periferi të qytetit të Durrësit, në Katund-Sukth, është gjetur i braktisur dhe i djegur një mjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet se u përket autorëve. Në makinë është gjetur edhe arma e krimit tip kallashnikov. Po ashtu, edhe tragat e mjeti me të cilin autorët kryen krimin rezultojnë të vjedhura në Tiranë.
1- Lexo edhe: Ekzekutohet ish-anëtari i bandës së Lul Berishës

2- Lexo edhe: Kush është ‘Mond Çekiçi’, ish-anëtari i bandës së Durrësit që u ekzekutua sot

3- Lexo edhe: Mond ÇEKIÇI i ekzekutuar sot, u arrestua në shtator 2020, por u lirua se ishte me Covid-19              

4- Lexo edhe: “Çfarë problemi keni?”, zbardhet DINAMIKA e vrasjes së Mond Çekiçit në Durrës: Shoferi i 40 vjeçarit pa atentatorët, iu zunë pritë me makinë (FOTO)

5- Lexo edhe: Policia njoftim zyrtar; makina e autorëve gjendet e DJEGUR në Sukth

6-Lexo edhe: 12 plumba vetëm në sediljen e parë ku ishte ulur Mond Çekiçi, motra identifikon trupin dhe ‘vë kujën’; Si u ekzekutua miku i Lul Berishës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img