Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Policia: Shefi i komisariatit e rrahu qytetarin në 2014 për motive personale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

17464e10e949e0318f3f3d87f8032be9

Gazmend Shehu, shefi i komisariatit të Sarandës i cili ditën e djeshme u bë objekt i mediave për shkak të “rrahjes” se një qytetari, nuk është filmuar në mars të këtij viti siç raportuan mediat.

Drejtoria e policisë së qarkut të Vlorës bën me dije se “konflikti mes tij dhe një qytetari nga Tepelena ka ndodhur kohë më parë, në shkurt 2014 dhe ka rezultuar për motive personale dhe jo për çështje pune”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së policisë.

“Janë kryer të gjitha hetimet nga prokuroria e rrethit të Gjirokastrës ku për pasojë çështja u pushua dhe u rikthye përsëri në krye të detyrës. Ndërkohë tani me rihapjen e kësaj çështjeje, nëpër rrjetet sociale, shefi i komisariatit Sarandë është pezulluar nga detyra deri në sqarimin e plotë të rrethanave” thuhet në njoftimin e drejtorisë së policisë së Vlorës.

Një ditë më parë, shefi i komisariatit të Sarandës Gazmend Shehu u bë objekt i mediave pasi ishte filmuar duke rrahur një qytetar. Ditën e djeshme, u tha se ngjarja kishte ndodhur në mars. Por policia thotë se ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar. E ai prapë, edhe pse dihej se kishte dhunuar qytetarin, u rikthye në detyrë.

 

Lexo edhe:

SHEFI I POLICISË SË SARANDËS FILMOHET DUKE DHUNUAR NJË QYTETAR. PEZULLOHET NGA DETYRA (VIDEO)

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img