Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Policia sekuestron drogë dhe armë, arrestohet vlonjati, në kërkim 2 të tjerë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar, ndërsa ka asgjësuar fidanë cannabis sativa, 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Burime nga policia bëjnë me dije se është vënë në pranga poseduesi i tyre, ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorë si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Blutë sqarojnë se në vijim të kontrollit të territorit, Shërbimet e Policisë Selenicë në bashkëpunim me Strukturat e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në një zonë në territorin e fshatit Lapardha të Selenicës.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe asgjësuar fidanë cannabis sativa, si dhe ka gjetur të fshehura 2 armë zjarri (një automatik model 56′ dhe një pistoletë model 54′) si dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi J. L., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë; R. L. 28 vjeç dhe M. L., 28 vjeç, me banim në fshatin Lapardha, si bashkëpunëtorë të implikuar në lidhje me ngjarjen, ku vijon puna për kapjen e tyre.

Po në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim Krimi” shtetasi A. L, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” të kryera në bashkëpunim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img