Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia sekuestron "Benz-in" e braktisur nga grabitësit e bankës në Koplik, mjeti gjendet në afërsi me kufirin e Malit të Zi

Shkruar nga Newsbomb
Policia sekuestron "Benz-in" e braktisur nga grabitësit e

Policia ka sekuestruar mjetin tip "Benz" me të cilin u larguan 3 grabitësit e bankës në Koplik. Mjeti u gjend në zonën e quajtur Shegan pranë liqenit të Shkodrës, në afërsi me kufirin e Malit të Zi.

Grabitja e bankës ndodhi dje, ku 3 persona të maskuar dhe të armatosur arritën të merrnin 1000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 400.000 lekë (të reja). Ata shkuan në ambientet e bankës “Banka Kombëtare Tregtare” dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur paratë.

Autorët duket se grabitjen e kanë mirëmenduar, ata pasi janë larguar nga vendngjarja me një makinë “Volkswagen” ngjyrë të errët, pak më tutje e kanë djegur atë për mos lënë asnjë gjurmë. Më pas nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur "Benz-in" dhe janë larguar, për ta lënë më pas në Shkodër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll