Hapësire reklamuese

Bota

Policia sekuestron 700 kg kokainë, sasia më e madhe gjatë dekadës së fundit

Shkruar nga Newsbomb
Policia sekuestron 700 kg kokainë, sasia më e madhe gjatë

Policia e Hong Kongut ka njoftuar një kapje rekord prej 700 kg kokainë.

Kjo është sasia më e madhe e drogës që është sekuestruar për gati një dekadë. Vlera e drogës që është sekuestruar në Hong Kong është 700kg me vlerë 930 milionë dollarë.

Autoritetet thonë se rënia e udhëtimeve globale gjatë pandemisë së koronavirusit i ka detyruar kontrabandistët të bëjnë dërgesa më të rrezikshme në vend.

Policia e Hong Kongut ka njoftuar se ata kishin parë një person me një karrocë dhe se brenda karrocës kishin gjetur 150 pako kokainë.

Më pasë gjatë kontrollit në banesën e personit që iu gjet edhe droga në karrocë, janë sekuestruar edhe 492 pako të tjera me kokainë.

Policia vijon punën për të zbuluar rrjetin kriminal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu