Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Policia s’e gjen në shtëpi, shpallet në kërkim biznesmeni që u filmua duke dhunuar gruan përpara spitalit të Fierit (EMRI-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e9c7e811bf7ccd1bb067ebcaacee77bb

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim burrin që u filmua nga qytetarët duke dhunuar barbarisht një grua 45 vjeçe përpara spitalit të Fierit.

Autoritetet i shkruan në shtëpi për ta arrestuar, por nuk e gjetën në banesë, ndaj shtetasi Fatmir Osmani është shpallur në kërkim.

Ende nuk dihet arsyeja se pse ka nisur sherri mes tyre që ka çuar deri në dhunë fizike ndaj gruas, por Osmani njihet si biznesmen me disa aktivitete në qytetin e Fierit.

154988734_5179271608813156_7226296320628494019_n.jpg

Njoftimi i plotë/Fier

Duke marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku një shtetas shfaqet duke dhunuar një shtetase, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u vunë në lëvizje për identifikimin dhe shoqërimin e personit.

Pas verifikimeve të kryera, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e kësaj ngjarje, shtetasin F. O., 55 vjeç, banues në Fier, pasi nuk është gjetur në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia.

Ky shtetas, në datë 26.02.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Çamëria”, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 45-vjeçareje.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Më shumë

spot_img
spot_img