Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Policia Rrugore zbarkon në çdo aks rrugor të Shqipërisë, në Fier arrestohen 22 shoferë dhe gjobiten 3341 të tjerë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia Rrugore ka zbarkuar në çdo aks të Shqipërisë, duke evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Në Fier policia ka arrestuar në flagrancë 22 drejtues mjetesh, nga të cilët 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Gjithashtu bëhet me dije se janë gjobitur 3341 shoferë, të cilët kanë marrë masa administrative për shkelje të ndryshme.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Fierit vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nga ana e specialistëve të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier janë shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, në kuadër të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe për të këshilluar, evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt, duke u bërë shkak për aksidente rrugore.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë tërhequr 13 leje drejtimi dhe janë vendosur 3341 masa administrative, nga të cilat 225 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 905 masa për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 2211 masa për shkelje të tjera të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, gjatë muajit maj janë arrestuar në flagrancë 22 drejtues mjetesh, nga të cilët 13 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Efektivët e Policisë Rrugore në Fier kanë këshilluar drejtuesit e automjeteve mbi pasojat e përdorimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit dhe shpejtësisë tej normave të lejuara.

Policia Rrugore e qarkut Fier falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img