Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia Rrugore me dorë të hekurt, 273 gjoba në Fier, bllokohen 10 automjete (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Policia rrugore ka ushtruar kontrolle të befasishme në rrugët e qyettit të Fieri, ku ka hasur një sërë rastesh me shkelje të regullave të qarkullimit.

Mësohet se policia ka marrë 273 masa administrative për shkeljet e gjetura gjatë kontrollit deri në heqjen e liçensës dhe bllokimit të automjetit.

Raportohet se 132 masa janë vendosur ndaj drejtuesve të automjeteve që kryejnë shërbime në fushën e transportit publik.

Ndërkohë bëhet me dije se janë bllokuar 10 automjete pasi drejtonin taksi të papajisur me liçensën përkatëse, është tërhequr 1 liçensë dhe 1 leje transporti.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Qarkut Fier - Plan masash për kontrollin e automjeteve të transportit publik të papajisur me liçensë përkatëse.

Kontrolli për rritjen e parametrave të sigurisë.

Në zbatim të këtij plani veprimi, nga kontolli i ushtruar në rrugët kombëtare dhe atyre brenda qyteteve të Qarkut Fier, ka rezultuar se disa automjete të transportit publik transportonin pasagjerë në shkelje flagrante të rregullave të Qarkullimit Rrugor, si pa liçensë transporti, pa kontroll teknik, pa vendosur rripin e sigurimit, me pasagjerë jashtë vendeve, parakalime të gabuara apo përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit.

Për këto mjete, janë përpiluar masat administrative për shkeljet e gjetura gjatë kontrollit deri në heqjen e liçensës dhe bllokimit të automjetit.

Konkretisht janë vendosur në total 273 masa administrative nga të cilat 132 masa janë vendosur ndaj drejtuesve të automjeteve që kryejnë shërbime në fushën e transportit publik.

Janë bllokuar 10 automjete pasi drejtonin taksi të papajisur me liçensën përkatëse, është tërhequr 1 liçensë dhe 1 leje transporti.

Janë vendosur:

9 masa pasi ishin të papajisur me siguracion.

3 masa pasi nuk kishin kryer kontrollin teknik.

108 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit

22 për parakalim të gabuar

61 për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit.

4 masa për marrjen e pasagjerëve jashtë vendeve.

49 masa për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.

Gjithashtu është ndaluar 1 mjet në alert i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë.

Policia Rrugore e Qarkut Fier do të vijojë kontrollet edhe ditët në vijm dhe iu bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll