Hapësire reklamuese


Aktualitet

Policia rrugore bën bilancin: 9 mijë gjoba dhe 30 të arrestuar në një javë

Shkruar nga Newsbomb
Policia rrugore bën bilancin: 9 mijë gjoba dhe 30 të arrestuar

Kur pak ditë na ndajnë nga festat e fundivitit, një numër i madh gjobash janë vënë nga policia rrugore brenda një jave, nga 11 deri 17 dhjetor.

Në total uniformat blu kanë gjobitur 9405 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë, 30 persona janë arrestuar dhe vënë në hetim, si dhe janë dhënë 44 masa administrative me pezullim leje drejtimi.

Arrestime dhe Procedime Penale:

30 të arrestuar dhe vënë në hetim

15 persona arrestuar/proceduar për vepra penale në qarkullim rrugor.

9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

1 për drejtim mjeti pa leje.

3 proceduar në liri për drejtim pa leje.

1 për shkelje të rregullave të qarkullimit (aksident).

1 për shkatërrim pronës.

Total 9405 masa administrative, mesatarisht 1343 në ditë.

167 për xhama të zinj.

576 për shpejtësi mbi normat.

140 për parakalim të gabuar.

349 për përdorim celulari gjatë drejtimit.

312 për mosvendosje rrip sigurimi.

59 për mosvendosje kaskë.

243 për mosdhënie përparësi këmbësorëve.

15 për mosrespektim të tabës “Stop”.

6818 për qëndrim të gabuar.

726 masa të tjera.

Pezullime dhe Bllokime:

44 masa administrative me pezullim leje drejtimi.

10 automjete të bllokuara:

3 me taega të huaja për verifikim.

5 për detyrime të palikuiduara.

2 për mungesë dokumentacioni.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese