Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Hën
35 °
Mar
36 °
Mër
36 °
Enj
34 °
Pre
29 °
E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

Policia rrethon Universitetin e Prishtinës, alarm për bombë brenda rektoratit (PAMJET)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, është rrethuar nga Policia pas një alarmi për bombë të vendosur në rektorat. Njësitë e specializuara kanë kontrolluar në çdo ambient të Universitetit dhe raportohet se nuk është gjetur asnjë lëndë shpërthyese.

Ata janë duke kontrolluar çdo pjesë të ndërtesës së rektoratit, edhe me ndihmën e Njësitit K9 (me qenë nuhatës) për të verifikuar nëse kishte të vendosur ndonjë mjet shpërthyes. Rektori Naser Sahiti, konfirmoi se në orët e pasdites kanë pranuar një e-mail në të cilin shkruhej se në Rektorat ishte vendosur bombë.

albsig

spring

“E-mailin e kemi pranuar në adresë të Rektoratit nga një e-mail anonim”, është shprehur ai për mediat. “Menjëherë e kemi lajmëruar policinë”, ka shtuar Sahiti, duke vazhduar “Shumica nga të punësuarit kanë qenë jashtë orarit të punës kurse ata që ishin aty janë larguar.”

Kjo nuk është hera e parë që në Prishtinë, institucioneve të ndryshme publike u dërgohen paralajmërime për vendosje bombash. Kohë më parë, disa herë brenda disa ditësh kërcënime të tilla i janë dërguar dhe Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

“Rreth orës 16:00, është pranuar  informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e  Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, njoftoi Policia e Kosovës.

Fatmirësisht, alarmi ka rezultuar i rremë dhe pak minuta më parë, siç raportojnë mediat në Kosovës, njësitë anti-bombë janë larguar nga ambientet e Universitetit “Hasan Prishtina”. Edhe Policia e Kosovës ka hequr shiritat që ndalonin hyrjen në rektorat.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img