Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Policia rinis operacionin për lojërat e fatit

Lajme të ngjashëm

Uniformat blu kanë rinisur operacionin për kontrollin e pikave të lojërave të fatit dhe basteve, për të verifikuar dokumentacionin përkates.

Kontrolli më i imtësishëm do të përqëndrohet në të gjitha pikat e reja të kesaj kategorie, por edhe subjektet e mëparshme do të riverifikohen. Bëhet me dije se në këtë operacion janë përfshirë reth 150 forca policore. Burimet zyrtare thonë se operacioni do të shtrihet fillimisht në qytetin e Tiranës, pastaj do të përhapet në mbarë vendin. Subjektet që do të rezultojnë me mungesë dokumentacioni, ose në kundërshtim me ligjin do te penalizohen.

Në muajin tetor të vitit 2014, Policia e Shtetit nisi një aksion në të gjithë vendin për kontrollin e bizneseve të lojërave të fatit. Në atë aksion u përfshinë 6 mijë forca policore. Nga operacion i koduar “Fundi i marrëzisë” u mbyllën më shumë se 1000 biznese lojërash fati.

Më shumë