Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
Pre
28 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Policia qëlloi për vdekje 7-vjeçaren në prehrin e të atit, ai tregon fjalët e saj të fundit: Babi nuk mundem më

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Protestat e dhunshme në  Minamar nuk po kursejnë as jetët e fëmijëve. Së fundmi një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën pasi është qëlluar për vdekje nga forcat e policisë në Minamar.

Anëtarët e familjes së vajzës thanë se ajo u vra në shtëpinë e saj në qytetin e Mandalay.

Motra e madhe e vogëlushes për BBC ka thënë se policia ishte duke kontrollonin të gjitha shtëpitë në lagjen e tyre  për armë.

“Ata shkelmuan derën për ta hapur atë. Kur dera ishte e hapur, ata e pyetën babanë tim nëse kishte ndonjë person tjetër në shtëpi. Kur ai tha jo, ata e akuzuan atë për gënjeshtër dhe filluan të kontrollonin shtëpinë”- tha ajo.

Ky ishte momenti kur Khin Myo Chit vrapoi te babai për t’u ulur në prehrin e tij në atë moment policia e qëlloi atë.

Ndërsa,  babai i saj tregon fjalët e fundit të vogëlushes së tij në momentin që po jepte shpirt.

“Unë nuk mundem më babi, është shumë e dhimbshme”- tregon i ati.

Ai tha se ajo vdiq vetëm gjysmë ore më vonë ndërsa ishte larguar me shpejtësi në një makinë për të kërkuar trajtim mjekësor. Policia rrahu dhe arrestoi gjithashtu djalin e tij 19-vjeçar.

Më shumë

spot_img
spot_img