Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Policia procedon 2 pronarë dyqanesh në Dibër, iu gjetën 70 pako me kapsolla, paralajmërohen kontrolle në të gjithë vendin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

876d7737eb07a5e5940f4d2c9084c1a3

Policia ka ushtruar kontroll në dyqanet e Peshkopisë dhe ka sekuestruar 70 pako kapsolla.

Ndërkohë që janë proceduar penalisht dy pronarët e dyqaneve ku u gjetën kapsollat.

Policia ka paralajmëruar se do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë shtuar masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarreve në prag të festave të fundvitit.

Si rezultat i kontrollit në qytetin e Peshkopisë në dyqanin në pronësi të shtetasit D. H.,  dhe në dyqanin ne pronësi të shtetasit  E. I,  janë gjetur dhe sekuestruar 70 pako kapsolla  të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve , Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër  filluan  procedimin  penal dhe materialet në ngarkim të këtyre shtetasve  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër  për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img