Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia prangos biznesmenin e njohur, pronar i pallatit 20-katësh

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Durrësit prangos biznesmenin e njohur Enver Shala, pronar i pallatit 20 katësh në qytetin bregdetar. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim dhe fillimin e procedimit penal në gjendje të lirë në ngarkim te 49 vjeçarit, banues në Durrës.

Më datë 17.02.2017, ora 13:15, tek Shkëmbi i Kavajës, pronë e shtetasit të mësipërm, janë shembur tre katet e fundit. Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Tre katet e fundit kanë qenë me konstruksione metalike , të papërfunduara punimet, pasi nuk dispononte leje ndërtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia “dhe“ Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”parashikuar në nenet 161 dhe 289 të Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu