Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Policia prangos 21 vjeçarin në “Vasil Shanto”, shpërndante kokainë dhe hashash 80 mijë lekë/doza

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 21 vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Blutë e Tiranës, pasi shpërndante kokainë dhe hashash në rrugët e kryeqytetit. I ri pasi siguronte lëndën narkotike në sasi prej 1 deri në 2 kg, e ndante në porcione të vogla, dhe i shiste në zonën e rrugës së “Kavajës” e “Vasil Shanto”.

“Në rrugën “Nikolla Lena”, shërbimet e Policisë kanë  lokalizuar dhe më pas kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. H., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike në sasi prej 1 deri në  2 kg, e ndante në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në zonën e rrugës së “Kavajës”, dhe në rrugën “Nikolla Lena”, kundrejt vlerës 500 lekë të rinj një dozë cannabis sativa dhe 8000 lekë të rinj një dozë me kokainë.

Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi dhe gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira prej tij në rrugën “Nikolla Lena”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  1 kg e 250 gramë cannabis sativa, një sasi lënde narkotike kokainë , 1 aparat celular dhe 2 peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, njofton Policia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img