Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia post-bllok gjatë natës në Tiranë, për 4 orë heq 9 patenta dhe vë 12 gjoba: Shpejtësi vrastare (E PLOTË-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Nga videoja e aksionit te policise

Policia Rrugore e Tiranës gjatë 4 orëve të fundit ka ushtruar kontrolle në aksin Sauk-TEG ku ka ndëshkuar shoferët për një sërë shkeljesh.

Për katër orë janë pezulluar 9 patenta për shpejtësi tej normave, që varionte deri në 162 km/h si dhe janë vënë 12 gjoba.

Njoftimi i policisë: Vijojnë kontrollet parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak të shpejtësisë dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.

152 km/h - 162 km/h në aksin Sauk - Teg, prej orës 20:00 deri në 24:00, kur fluksi i mjeteve në lëvizje  është pothuaj i plotë

Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar.

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë, në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara,  si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpjetësi por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës

Shpejtësi që varionte deri në 162 km/h, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Rruga është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj.

 Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëni statistike rrugore.

Familja ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Tiranë Vijojnë kontrollet?♂? parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për...

Posted by Policia e Shtetit on Saturday, 18 korrik 2020

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu