Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia parandalon vrasjen në Laç! Kërcënonte bashkëshorten me armë, arrestohet 40-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Policia parandalon vrasjen në Laç! Kërcënonte

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia në Kurbin pasi kërcënonte bashkëshorten e tij se do ta vriste.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi Arben Oroshi ka kërcënuar se do të vriste bashkëshorten e tij shtetasen D.O.

Menjëherë policia sapo mori njoftimin shkuar në adresën e dhënë, ku si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale,  një  armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Ndërkohë, matrerialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale" Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit" ,  "Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive" dhe "Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike ".

Njoftimi i plotë i Policisë:

Kurbin

Kërcënonte dhe shantazhonte bashkëshorten se do ta vriste, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Shërbimet e Policisë Kurbin kanë marrë njoftim së në lagjen nr.6 Laç, Kurbin shtetasi A.O., ka kërcënuar se do të vriste bashkëshorten e tij shtetasen D.O., dhe që dyshohej se mbante armë në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.O.,43 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një  armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Matrerialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale" Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit" ,  "Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive" dhe "Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike ".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese