Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia parandalon tragjedinë në Berat, burrat sherr me sëpatë për vendin e parkimit

Shkruar nga Newsbomb
Policia parandalon tragjedinë në Berat, burrat sherr me

Policia e Beratit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti nëpërmjet 2 shtetasve, i cili mund të përfundonte në një tragjedi.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se 36-vjeçari Armando Fetahu, i cili tashmë është vënë në prangat e policisë, kanosi me sëpatë një 39-vjeçar. Ngjarja ndodhi në lagjen “Çlirimi” dhe deri më tani dyshohet se shkak është bërë një konflikt për vendin e parkimit.

Si provë materiale, Policia ka sekuestruar mjetin prerës, me të cilin u krye kanosja, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, parandalon përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet 2 shtetasve, që mund të sillte pasoja për jetën.

Kanosi në rrugë, me sëpatë, një 39-vjeçar, për motive të dobëta, kapet në flagrancë, teksa kryente kanosjen, dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (sopatë) me të cilin kanosi i arrestuari.

Sapo janë njoftuar se në lagjen “Çlirimi”, një shtetas po kanoste një tjetër, me mjet prerës (sopatë), për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, që mund të kishte pasoja për jetën e shtetasve të përfshirë në të, si dhe kanë vënë në pranga shtetasin A. F., 36 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”.

36-vjeçari është kapur në flagrancë, në një rrugë të lagjes “Çlirimi”, teksa kanoste me mjet prerës (sopatë), shtetasin A. P., 39 vjeç, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre.

Si provë materiale, Policia ka sekuestruar mjetin prerës (sopatë), me të cilin u krye kanosja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese