Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia parandalon konfliktin me armë në "Allias", 43 vjeçari qëllon me kallashnikov në oborrin e fqinjit

Shkruar nga Newsbomb

Një 43 vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Tiranës. Falë ndërhyrjes së shpejt është bërë i mundur parandalimi i një konflikti që do të kishte sjell pasoja të tjera.

Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se në zonën e "Alliasit" një 43 vjeçar ka qëlluar me kallashnikov në oborrin e shtëpisë së fqinjit të tij, pas një konflikti për motive të dobëta.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij, në Allias, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stroke”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- B. M., 43 vjeç, banues në Allias, për veprat penale "Kanosja", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike".

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin F. K., 42 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së 42-vjeçarit.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll