Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia operacion në Peqin, bastiset me urdhër të SPAK shtëpia ku dyshohet se fshihej Talo Çela

Shkruar nga Newsbomb
Policia operacion në Peqin, bastiset me urdhër të SPAK

Forca të shumta policore janë përfshirë mbrëmjen e së martës në një operacion të gjerë për kapjen e personave në kërkim dhe aty me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në këtë qark, dyshohet se fshihet dhe i shumëkërkuari Talo Çela.

Pas informacioneve në rrugë operative, prej tre ditësh janë zhvilluar kontrolle të shumta në qytetin e Peqinit. Janë bastisur disa shtëpi dhe objekte ku dyshohej se fshihej shtetasi Talo Çela.

Me kërkesë të SPAK dhe urdhër të firmosur nga Gjykata e Posaçme, janë kryer kontrolle të imtësishme por përsëri Talo Çela nuk është gjetur. Ky shtetas dyshohet si i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale, si porositës dhe si ekzekutor.

Ky është operacioni i disatë që policia dhe SPAK dalin duarbosh nga operacionet për arrestimin e Talo Çelës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese